Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në “Instastory”, ka renditur disa nga dështimet e kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se kryeministri premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale. Por, sipas tij, ky premtim nuk është mbajtur dhe borxhi është rritur.

Për të përforcuar dëshminë e tij, kryedemokrati publikon edhe statistika.

Postimi i plotë i Bashës:

65 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite

Rama premtoi deficit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.

A e ka mbajtur këtë premtim?

Përgjigja jo. Borxhi publik është rritur.