Moderatorja Fjoralba Ponari është riinfektuar me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja me anë të një postimi në Instastory, teksa ka publikuar përgjigjen e tamponit.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, moderatorja u pyet se sa muaj kanë kaluar që prej herës së parë që ishte e infektuar.
“Kohën e saktë të infektimit nuk e di, por di që në fund të qershorit pata disa shqetësime dhe vendosa të bëja serologjikun për antitrupat, ku dhe më doli që e kam kaluar. Kështu që i bie të paktën 7 muaj nga infektimi i parë.”
Ndërsa për simptomat që e nxitën të bënte sërish testin e Covid-19, moderatorja tha:
“Tensioni i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës (e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë) më bënte të kisha dyshime, por prap më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “I” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”





