Ronald Kuman nuk ka fjalë. Madje, tregohet i sinqertë dhe pranon realitetin.

“Pjesa e dytë na nxori zbuluar dhe tregoi realisht forcën tonë në këtë kompeticion europian.Ata ishin superiorë dhe e treguan diçka të tillë. Duhet ta pranojmë dhe të përmirësohemi. Këto gjëra mund të ndodhin në futboll. Nuk mendoj se kjo ndeshje do të ndryshojë ecurinë tonë, sepse po i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës.

Më tej, ai foli edhe për shanset për ta përmbysur ndeshjen.

“Ka pak gjasa të ndodhë kjo. Ne do të luajmë, por një humbje 1-4 në shtëpi është tmerrësisht e vështirë. Pike? Mendova që ishte ndeshja e duhur për të, por ndjeu probleme dhe nuk doja ta rrezikoja. Prandaj e zëvendësova”, përfundoi Kuman.