Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një deklarate për mediat ka reaguar për vdekjen tragjike të dy elektricistëve në Gjirokastër.

Balluku shprehu ngushëllimet më të thella për dy viktimat, ndërsa tha se do të ketë dëmshpërblim për punonjësit e OSHEE-së që humbën jetën gjatë punës.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e dy pjesëtarëve të ekipit tonë të madh OSHEE, që humbën jetën në krye të detyrës. Ismet Isaraj 64 vjec dhe Selfo Kallfa 52 vjec me detyrë elektricist në degën rajonale të OSHEE Gjirokastër u nisën për të lokalizuar defektin e linjës, pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës, janë njoftuar forcat e rendit. Ismeti ka qenë 22 vite pjesë e kësaj familje e Selfo 34 vite, pasi e ishin nisur punën në moshën 18-vjeçare, aq vjec sa është sot Fabiani, djali i tij. OSHEE do kujdeset për familjet e punonjësve të rënë në krye të detyrës, ne jemi të gjithë pranë tyre në këto momente. Respekt për heroizmin e treguar nga cdo punonjës i OSHEE dhe OST në cdo moment të kësaj jave sfiduese, të cilët kanë punuar me vetëmohim në kushte ekstreme të ndikuara nga moti për të minimizuar e riparuar cdo defekt, dëm elektrik e mos lënë askënd pa energji. Kam kërkuar nga drejtuesi i OSHEE dhe i OST të paraqesin pranë këshillave mbikqyrës kërkesën për shpërblim të punonjësve të këtyre dy ndërmarrjeve për gjithë punën e palodhur që kanë kryer gjagë këtyre ditëve sfiduese në kushtet e motit ekstrem.”, tha Balluku.