Prej disa kohësh Ronela Hajati nuk është më aktive në muzikë e as në rrjetet sociale, pasi këngëtarja ka marrë një kohë pauze për të reflektuar, pas një periudhe të vështirë për të.

Së fundmi, Ronela ka folur rreth muajve që nuk kanë qenë aspak të lehtë për të teksa ka postuar një InstaStory ku shkruan:

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista, apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020-a ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (“Rron” – 2021)”.

Në një postim tjetër, ajo ka publikuar gjithashtu disa fjalë që u dedikohen njerëzve që i ka humbur, duke treguar edhe arsyen pse ajo ka qenë e mërzitur.

“Arsyeja e vërtetë pse je ie mërzitur? Je e rrethuar me njerëz që vijnë dhe ikin. U kushton vëmendje njerëzve që të injorojnë. Gjen kohë për njerëzit që janë “shumë të zënë” për ty. Tregon shumë kujdes për njerëz që nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për ty. Lëri këta njerëz të shkojnë.”