Arbana Osmani po kalon momente të dhimbshme në familjen e saj. Pak minuta më parë, autorja dhe prezantuesja e “Dua të të bëj të lumtur” ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e saj.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Në shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja humbi gjyshen e saj. Asokohe krahas një fotoje ku shihen të dyja të buzëqeshura, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”.