Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri në Torino të Italisë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Corso Venezia”, mësohet se 48-vjeçari u qëllua me armë në gjoks.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe mbahet nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihet asgjë sa i përket autorit dhe shkakut apo rrethanave të ngjarjes.
Hetuesit italianë dyshojnë se mes 48-vjeçarit dhe autorit mund të ketë patur një konflikt përpara ngjarjes.





