Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare të kryetarit të PD, dega Sarandë, Hariz Mema.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni shkruan se Mema ishte një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin.
“Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe një veprimtar politik që me politesë dhe shpirt demokratik dha një kontribut të çmuar për qytetin dhe zonën tonë. Marr pjesë në dhimbjen e familjes , të shokëve, miqve, patriotëve dhe antarëve të Partisë Demokratike të Sarandës!”, shkruan Hyseni.
Lajmi i trishtueshëm për humbjen e jetes së z. Hariz Mema Një qytetar i mirë i Sarandës, një familjar i shkëlqyer dhe…
Posted by Alket Hyseni on Tuesday, February 16, 2021





