Një tjetër shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. Vajza që ndërroi jetë ishte 26-vjeçe. Ajo ishte në muajt e parë të shtatzënisë.
Pas infektimit me sëmundjen dhe rëndimit të gjendjes shëndetësore, 26-vjeçarja ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë. Sot u shënuan 7 humbje jete në vend dhe 445 qytetarë të infektuar.