Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi komenton shfaqjen e kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit, për të pritur dy kuti me vaksina anti-Covid.
Patozi e quan “spektakël të shëmtuar”, dhe thotë se “nuk është nevoja për kaq shumë temenara”.
Reagimi i plotë i Patozit:
BOLL ME KËTË SPEKTAKËL TË SHËMTUAR!
Po boll, mor burrë, me këtë butaforinë e pritjes në aeroport të vaksinave, se e bëre baltë fare!
Edhe ushtarë që ktheheshin nga lufta të ishin, nuk do të kishte qenë nevoja për kaq shumë temenara, që shkëlqejnë nga hipokrizia dhe përdorimi politik për fushatë.
Dhe të mendosh që bëhet fjalë vetëm për një grusht dozash dhe aspak për sasinë që ka nevojë vendi për t’u çliruar nga ankthi i Covid 19.





