Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve pranë fshatit Xibrakë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Për nxjerrjen e trupave nga mjetet është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe grupet e hetimit që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.