Policia po ushtron mbrëmjen e sotme kontrolle të befasishme në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë që në këtë qytet disa ditë më parë u ekzekutuan me anë të një atentati Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, ndërsa autorët e dyshuar, që besohet se ishin tre, përfshirë dhe shoferin, janë larguar në drejtim të Balldrenit, ku kanë djegur dhe makinën tip “Volvo”.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka ngritur disa post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit.

Kontrolle janë kryer gjatë ditës së sotme edhe në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe u shpall në kërkim një person.