Gjykata e Poaçme Kundër Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e SPAK për të lënë në burg ish-drejtorin e Thoma Gëllçit dhe 3 ish-vartësit e tij të cilët akuzohen për korrupsion.
Sipas SPAK ky vendim duhej ndërmarrë ndaj ish-drejtorit sepse ekzistonte frika se ky i fundit mund të arratisej jashtë vendit, avokati i Thoma Gëllçit ju përgjigj me argumentin se thjesht mund të sekuestrohej pasaporta e tij.
Kujtojmë që hetimet kanë nisru në muajin shkurt të këtij viti nga SPAK dhe më pas është dalë në përfundim se vartësit e ish-drejtorit, konkretisht Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia të cilët kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit kanë kryer shkelje në tendera.
Thoma Gëllçi në kohën kur drejtonte RTSH , ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte trasmetimin.
Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vend të këtij vendimi, Gëllçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt.





