Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 8 të pandehur të tjerë, të arrestuar me urdhër të SPAK para disa muajsh, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në senacën paraprake.
Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.
Ish-gjyqtarja e Krujës, ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.





