Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një 34-vjeçari shqiptar në Athinë.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarit i është bërë atentat mëngjesin e djeshëm, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar më armë drejt tij.
Atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia, teksa persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.
Mësohet se i riu shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton se është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë.
34-vjeçari shqiptar rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje.





