Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten dhe e kanosi atë me thikë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.T., 42-vjeç, banues në Sarandë, ndërkohë policia ka sekuestruar thikën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit në një familje.

Ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe e kanosi atë me thikë, vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftimin se në lagjen nr. 2, Sarandë, një person po ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe po e kanoste atë me thikë, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe sekuestrimi i thikës me të cilën ai kanosi bashkëshorten.