Myrto Uzuni është duke kaluar një periudhë të artë te Ferencvarosh në Hungari, duke qenë se rrugën e rrjetës po e gjen vazhdimisht. Në një intervistë për Zona Gol, sulmuesi thekson se dëshiron të shënojë 15 gola deri në fubd të sezonit, ndërsa tregon edhe emocionet më të mëdha që ka përjetuar. 7 gola dhe 7 asiste këtë sezon?

“Për Lokomotivën e Zagrebit ishte histori që arritëm në vend të dytë. Kisha shumë oferta në merkato dhe bashkë me menaxherin tim vendosëm të firmosnim me Ferencvarosin pasi doja të luaja më shumë. Ishte diçka që mungonte dhe mendoj se do të fitojmë titullin kampion. Fituam ndaj një rival direkt dhe shënova gol”.

E ardhmja? “Ndihem shumë mirë te Ferencvaros, klubi po më lejon të shënoj edhe penallti. I kam thënë menaxherit që dua të shënoj 15 gola dhe 10 deri në fund e më pas të mendojmë për të ardhmen. Jam krenar për veten time që kam shënuar në 5 ndeshje radhazi dhe më vjen keq që nuk arrita të thyeja rekordin me 6 gola radhazi”.

Kombëtarja? “Për çdo lojtar është maja e karrierës që të luash në Kombëtare dhe luaj në çdo pozicion që më vendos trajneri. Këtu në qytet më njohin të gjithë dhe më përshëndesin.Skema që më përshtate më shumë është 4-3-3 ose 4-2-3-1. Për Kombëtaren nuk kam çfarë të them pasi vendos trajneri dhe uën luaj ku do të dojë trajneri”.

Emocionet më të mëdha? “Kanë qenë dy momente. Kombëtarja ka qenë një emocion I veçantë pasi ka qenë ëndërr. Gjithashtu edhe goli ndaj Juventusit pasi shënova përpara syve të Ronaldos, idhullit tim. Nuk e prisja të shënoja, arrita përpara Cuadrados dhe e dërgova në rrjetë”, u shpreh Uzuni.