Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që 2 persona të përfundojnë në spital në Vlorë. Mësohet se shtetasit Kujtim Saliaj dhe Jeton Hoxha për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”,– njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.