Drejtuesja politike e LSI për qarkun Durrës Elona Guri, me anë të një postimi ne Facebok ka bërë bilancin e qeverisë në qytetin bregdetar.

Ajo shkruan se keq-qeverisjes së Rilindjes do t’i vijë fundi me 25 prill, ndërsa thekson se qeveria e çoi borxhin public në ekstrem.

Guri vijon më tej se 80% e bizneseve në Durrës janë në prag falimenti dhe qeveria në vend që t’i ndihmojë po i penalizon me gjoba.

“Rindërtimin e përdori vetëm si show dhe përfitim për oligarkët pasi në realitet zero pallate të reja u ndërtuan. Zero, zero, zero.”, shprehet ajo, ndërsa thotë se 900 familje me DS4 në qytetin bregdetar nuk kanë as edhe një informacion e nuk dinë ende se çfarë do bëhet me ato.

Postimi i plotë:

Keq-qeverisjes së “Rilindjes” do i vijë fundi më 25 prill.

Edhe pak ditë na ndajnë nga referendumi kombëtar i 25 prillit kur shqiptarët do votojnë midis bilancit tragjik të 8 viteve keq-qeverisje dhe frontit të shpresës për të ardhmen e vendit.

“Rilindja” ka vetëm një program, bilancin tragjik të 8 viteve qeverisje. Dhe është qeverisja më e keqe në 30 vitet e fundit.

Qeverisje e cila e rriti në ekstrem borxhin publik nga 63% në vitin 2013 e çoi në nivelin e paprecedentë të 97.4%.

Në vitin 2013 Shqipëria kishte vetëm 5 kushte për hapjen e negociatave me BE dhe “Rilindja” e çoi në 15.

Gjatë qeverisjes së saj janë larguar 600 mijë shqiptarë, pjesa më e madhe e tyre të rinj.

Prej “Rilindjes” renditemi të parët për azil, duke lënë pas vende lufte si Siria, Afganistani dhe Iraku.

Renditemi të parët për korrupsion, trafiqe, dhe autoritarizëm.

40% e shqiptarëve sot jetojnë me 5 dollarë në ditë.

Vetëm gjatë viteve të fundit KLSH ka gjetur 6.2 miliardë euro shkelje nga kjo qeveri e korruptuar.

Edhe gjatë pandemisë “Rilindja” arriti rekord, si qeveria e vetme në botë që përdori financat publike për tendera dhe PPP dhe jo për pandeminë.

80% e bizneseve në Durrës janë në prag falimenti dhe qeveria në vend që t’i ndihmonte i penalizoi me gjoba.

Rindërtimin e përdori vetëm si shoë dhe përfitim për oligarkët pasi në realitet zero pallate të reja u ndërtuan. Zero, zero, zero.

8 mijë banorë kaluan dimrin e dytë në të ftohtë në çadra dhe kontenjerë.

900 familje DS4 nuk kanë as edhe një informacion e nuk dinë ende se çfarë do bëhet me ato.

Durrësin e betonizuan në ekstrem dhe ia lanë në duart e mafias së betonit dhe korrupsionit.

Ky është bilanci – pra programi i “Rilindjes.”

Ndërsa LSI e ka shpalosur qartë programin e saj. Dhe LSI e ka mbajtur gjithmonë fjalën. LSI ka vënë në zbatim çdo premtim të saj.

Këtë e dinë fare mirë banorët e Durrësit e të mbarë Shqipërisë.

Edhe pak ditë dhe Durrësi e mbarë Shqipëria do çlirohen nga kjo e keqe e madhe me emrin “Rilindje.”

 

Keq-qeverisjes së “Rilindjes” do i vijë fundi më 25 prill. Edhe pak ditë na ndajnë nga referendumi kombëtar i 25…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Monday, February 15, 2021