Kryeministri Rama i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basha lidhur me krizën energjetike.
Kryeministri shprehet se është detyrë e tij t’u flasë qytetarëve për krizën që është globale, gjithashtu tha se kriza nuk ka lidhje vetëm me çmimin e energjisë, por dhe me mungesën e saj në treg.
“Ka një krizë të atillë që këtu jemi e do ta shikoni, që jo vetëm çmimi është rritur, por problemi me të cilin do të përballen vendet është mungesa e ofertës. Mund të jesh i gatshëm të paguash edhe më shumë, por mund të mos e gjesh. Dhe ato 200 milionë nuk janë borxh janë instrument garancie”, tha Rama.





