Ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ambasadoren Yuri Kim dhe delegacionin e Senatit amerikan në selinë blu.

Pas takimit Basha u shpreh se temat e diskutimit kanë qenë ato të demokracisë shqiptare, investimet amerikane në vend.

Ai tha se kanë folur gjithashtu për Kosovën dhe tensionet e krijuara, si dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Folëm për demokracinë shqiptare në udhëkryq. Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin, veçanërisht situatën në Kosovë, të provokuar nga ringjallja e planeve hemogjeniste serbe mes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojën për të përfocuar prnainë amerikane për të ndalur çdo lloj ofensive të forcave joperëndoinomore. Miqtë u interesuan për anëtarësimin në BE dhe nevojës që BE ti thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek palgët e krijuara, që në këtë rast Kryeministri dhe qeveria janë shkaktarët kryesorë”, tha Basha.