Ambasadorja amerikane të Tiranë Yuri Kim ka publikuar sot memorandumin kundër korrupsionit duke dhënë sërish një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë.

Përmes një deklarate në “Twitter”, Kim bën me dije se shpallja “non-grata” nuk mund të negociohet dhe ndërmjetësues të pretenduar nuk ka.

Të shpallurit si të padëshiruar në Amerikë mund të fajsojnë për komplot ka thënë ajo, por faktet ndaj tyre janë të pamohueshme.

“7031 (c) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata që janë përcaktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme. Pres. Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari nga ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Ky reagim vjen pas një lajmi të shëprndarë në media dje, se Lulzim Basha dhe deputetë të PD kanë ndërmjetësuar me amerikanët për të hequr shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.