Pas LSI-së ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratike lidhur me ironinë e kryeministrit Rama, i cili duke iu përgjigjur akuzave të opozitës postoi në Instagram një video nga një autostradë e bllokuar në Spanjë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, PD thotë se Rama nuk e humbet mundësinë për të bërë asgjë për Shqipërinë, edhe kur vendi ka ngecur në baltë.
“Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruhet në reagimin në Twitter.





