Në ditën e të dashuruarve, ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar gruan Michelle dhe 2 vajzat e tij.
Teksa postoi një foto familjare në Instagram, Barack falenderoi gruan e tij ashtu dhe dy vajzat, Malia, 22 vjeçe dhe Sasha, 19 vjeçe.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit tre njerëzve që kurrë nuk dështojnë të më bëjnë të buzëqesh. Drita juaj verbuese e bën gjithçka më të ndritshme”, shkroi ish-presidenti.
“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit, @barackobama! Jeta është gjithmonë më e ndritshme kur unë jam pranë jush”, shkroi Michelle Obama në Twitter, në një foto romantike me bashkëshortin.





