Ish-kryeministri Sali Berisha nesër do ta takojë demokratët në Dibër.
Në një njoftim në mediat sociale, Berisha shkruan se “Foltorja” do të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës së qytetit.
“Ditën e martë më datën 19 Tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të Peshkopisë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratët dhe demokratët e Peshkopisë të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan ish-kryeministri.





