Javën e ardhshme ardhshme, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të nisë punën për infrastrukturën e lagjes së re në Durrës.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Facebook, teksa ka publikuar një video 3D të pallateve që do të ndërtohen.
Në lagjen e re e cila do të ngrihet në zonën e Spitallës, pritet të sistemohen 1728 familje të mbetura të pastreha nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Kjo zonë e re ndërtimi, që zë një sipërfaqe prej 190 ha, është aktualisht në pjesën më të madhe të saj tokë djerrë.
Në zonën e rindërtimit janë planifikuar 1728 apartamente të lokalizuara në objekte 4 katëshe. Në zonën përreth që shërben si fazë “tranzit” dhe lidhje me zonën aktuale të banimit ndodhen 102 banesa individuale 2 katëshe.





