Ish-Sekretari i Shtetit në SHBA, Colin Powell, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.

Presidneti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale vidoen nga vizita e Poëell në vitin 2003 në Shqipëi, në kohën kur Meta ishte në postin e Ministrit të Jashtëm. Presidenti shprehet se Colin Powell ishte një mik i jashtëzakonshëm dhe i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Ilir Metës:

Ndarja nga jeta e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell është një humbje e madhe edhe për vendin dhe kombin tonë.

Një mik i jashtëzakonshëm, i paçmuar, gjithmonë mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për Pavarësinë e Kosovës.

Në veçanti, angazhimi i Tij për Kartën e Adriatikut, që u nënshkrua në 2 maj 2003 në Tiranë, ishte shumë i rëndësishëm për të përgatitur anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.

Po kështu gjatë vizitës së Tij në Tiranë u dakorduam se kishte ardhur koha për të kaluar nga politika standarde para statusit për Kosovën, drejt politikës standarde dhe status njëkohësisht, që do t’i paraprinte atij deklarimi historik nga Presidenti Bush, gjatë vizitës në Tiranë, për Kosovën.

Kujtimi i Tij do të mbetet i përjetshëm!

Të prehet në paqen e merituar!