Kryeministri Edi Rama thotë se studentët që nuk kanë marrë vaksinën normalisht nuk duhet të shkojnë në mësim.

“Por sigurisht kjo është cështje e autoriteteve sepse qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për t’i ndaluar apo nxjerrë jashtë studentët””, tha Rama duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet  të vazhdojë të nxisë studentët që të vaksinohen dhe t’ju garantojë këtë proces dhe të sigurohet një ambiet i sigurt për ta.

I pyetur se ku është dallimi mes auditoreve dhe kafeve e stadiumeve ku nuk kërkohet vaksina, kryeministri u shpreh në EuroNews se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.