Juventusi arriti t’i marrë 3 pikë Romës në një ndeshje të mbushur me polemika ku protagonist absolut ishte arbitri Daniele Orsato.Kjo ishte një sfidë speciale për Murinjon pasi rikthehej si kundërshtar në Serinë A për bardhezinjtë pas 1 vitesh.

Tifozët nuk nguruan ta thumbonin nga tribuna, por Murinjo me gjestin e tij ka treguar që është i pandreqshëm.Në një moment të ndeshjes, portugezi ka ngritur lart tre gishtat për tu kujtuar tifozëve të Juves tripletën e fituar me Interin. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale të cilat e kanë komentuar jo pak këtë veprim të portugezit.