Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me demokratët në Peshkopi, ku bëri thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Berisha tha se ka ardhur koha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD, pasi partia duhet të ringrihet në majat e idealeve të saj.
“Do të kthejmë PD në majat e idealeve të saj.Kuvendin e thirrur nga mijëra delegat të PD e thërret më shumë se kushdo tjetër koha e cila kërkon nga ne të ngrihemi, tu përgjigjemi sfidave të mëdha që kemi përpara, situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës. Regjim i dëmshëm për shqiptarë, ndërtoi në këto vite në vend të shteti ligjor, narko-shtetin e parë në Europë. Ky regjim jo vetëm që nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës së tyre, por i zhyti në varfëri të skajshme,”– tha Berisha.





