Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.

 Bylykbashi u shpreh se rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe gjetjeve të progres-raportit të KE-së, flasin “për cënim të të drejtës për votim të fshehtë dhe të lirë, abuzim masiv me burimet shtetëtore, kontroll mbi zgjedhësit përmes të dhënave personale, përdorimin e administratës. Problem i madh mbetet shit-blerja e votës dhe fakti që nuk kemi dënim”.

Sipas tij, ajo që kërkojnë shqiptarët së pari janë zgjedhje të lira e të ndershme dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin as të lira as të ndershme.