Kreu i PD Lulzim Basha në një dalje për mediat ka shpjeguar në mënyrë më të detajuar amendamentet e dorëzuara në kuvend për ndryshimet kushtetuese.
Ndërsa foli ndër të tjera edhe për vettingun në politikë, Basha tha se tashmë propozimi ka disa ndryshime nga ai i vitit 2018, mbi të cilin u shpreh venecia.
Kreu i opozitës tha se ky proces duke nisur nga përvoja e vettingut në drejtësi të fillojë me politikanët duke hetuar të ardhurat, pronat dhe lidhjet e tyre.
“Një politike të pastër nga krimi, ku politikanët e korruptuar ndëshkohen. Nga Porkuroria e Posacme deri te gjykatat.
Natyrisht sic e thotë raporti i BE sot pandëshkueshmëria e politikanëve të lartë janë ndër problemet kryesore pse nuk ecimm drejt rrugës së integrimit. Largimi i tyre që janë përfaqësues të krimit organizuar në secilin prej niveleve. Ne e dime mirë se procesi i kontrollit të deklarimit të pasurive ka qenë në presion të vazhdueshëm dhe numri i subjekteve që ka provuar forcën e ligjit ështe shumë modest. Kemi faktet që ne i kemi denoncuar, shumat marramendëse të politikanëve shqiptarë.Pra akuzat e paprovuara shërbejnë për të mbuluar këtë llum korrupsioni ku është zhytur një pjesë e politikës duke vjedhur paratë e shqiptarëve. Ky është momenti kur ndahet shapi nga sheqeri, që me instrumentta te vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, SPAK të marrë këta funksionarë dhe ti fusë në sitën e kontrollit të hollësishëm.
Si kryetar i opozitës unë gjykoj se ndryshime të tilla kushtetuese duhen me konsensus, nuk duhen parë si masa repressive, është për të gjithë shqiptarët. Ne nuk jemi ekspeditë ndëshkimore por jemi opozita. Cdo politikan i lidhur me krimin duhet të largohen dhe të vihen para drejtësisë.“,- tha Basha.





