Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha, tha se Partia Demokratike do të kërkojë një reformë të thellë kushtetuese, me qëllim zgjidhjen e problemeve që haset sot Shqipëria.

Basha u pyet nëse do jepte dorëheqjen pasi sipas sondazheve të bëra rreth 80% e anëtarësisë së PD ishte kundër tij.

Kryedemokrati u përgjigj se një gjë e tillë nuk i rezultonte pasi në sondazhet e tij dilte totalisht e kundërta dhe shtoi se demokratët donin që ai të udhëhiqte luftën ndaj llumit të tranzicionit gjatë 30 viteve.

“Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga llumi i trazicionit”.- u shpreh Basha.