Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka bërë me dije pak minuat më parë se duke nisur nga nesër policia do të dalë në terren kundër transportit informal, pra për automjetet që nuk janë të pajisur me licensë.

Ministrja Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.