Sot është një ditë e veçantë për Almeda Abazin, pasi feston ditëlindjen e saj.

Bukuroshja shqiptare mbush 29 vjeç.

Almeda ka marrë një urim të këndshëm nga bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman.

Tolgahan krahas një fotoje të Almedës, shkruan se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e jetës së tij.

“Jam i lumtur që ke lindur, i lumtur që je dashuria ime, që je gruaja ime, që je nëna e djalit tim. Të dua shumë.”, ka shkruar aktori.

Kujtojmë që Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali, me emrin Efehan, ndërsa së shpejti do të mirëpresin dhe një vajzë.