Prej vitit tjetër, pagat e arsimtarëve do të rriten, ashtu siç kishte deklaruar pak kohë më parë edhe kryeministri Edi Rama.
Ishte ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka dhënë sot lajmin e mirë për vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë ku është miratuar projektbuxheti për vitin 2022.
Kushi tha se paga e mësuesve do të rritet në vitin 2022, me 6 përqind.





