Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pati dje një vizitë zyrtare në Egjipt ku u prit nga homologu i tij Mostafa Madbouly.
Rama premtoi shumë shpejt vendosjen e fluturimeve direkte me Kajron, ndërsa kryeministri egjiptian foli për rritje të bashkëpunimeve tregtare.
Por, ndjekësit e kryeministrit Rama në “Facebook”, kanë vënë në dukje mungesën e flamurit shqiptar në ceremoninë zyrtare të pritjes së delegacionit shqiptar në aeroport.
“Po flamuri shqiptar ku është, e mori era”?, shkruante një nga komentuesit.
Ndërkohë Rama i është përgjigjur se në ceremonialet ushtarake nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër.
“Nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”, shkruan Rama.





