Partia Demokratike ka ngritur padi ndaj Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”.

Në një prononcim për mediat, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma tha se Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove.

“Padyshim fitorja e parë e PD-së është fakti që ata treguan publikisht që nuk miratojnë dot një komision hetimor sepse janë të qartë që është një çështje e humbur. Komisionet hetimore me ¼ e firmave të deputetëve mblidhen dhe janë të legjitimuar. PD nuk mund të ndalojë në një fitore publike, mediatike. Rama ka frikë të hetohet sepse është i dështuar, shkaktar për humbjen e 120 mln eurove. 120 mln euro i arbitrazhit ndërkombëtar që ndëshkon Shqipërinë dhe duhet ta paguajnë shqiptarët, shkaktarë janë ata duke influencuar dhe tek gjykatat shqiptare”, tha Duma.