Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht në Vorë.

Siç duket edhe nga pamjet që siguron “DurrësLajm”, drejtuesja e makinës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta vetë drejtuesja e automjetit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.