Pas mbledhjes së Grupit Parlametar të Partisë Demokratike pasditen e sotme, deputeti i kësaj force politike Falmur Noka ka dhënë një deklaratë për mediat.
Noka është shprehur se PD-ja është në krizë të thellë dhe se kërkohet zgjidhje që shkon përtej karriges së kryetarit.
Ndërkohë, sipas tij Kuvendi i PD-së do të mblidhet për të kthyer ligjmërinë dhe frymëmarrjen partisë.
“Kërkohet zgjidhje për këtë parti dhe zgjidhja është përtej karriges së kryetarit. Kjo është ajo që u kërkua nga Tomorr Alizoti, nga unë dhe disa deputetë të tjerë. E rëndësishme është që kuvendi do të mblidhet dhe nuk mblidhet për asgjë tjetër vetëm për të kthyer ligjshmërinë, për t’i dhënë frymëmarrje partisë”, u shpreh Noka.





