Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha një prononcim të shkurtër për mediat.

Basha u shpreh se interesi i shqiptarëve është parësor dhe PD-ja i shërben këtyre interesave.

Kryedemokrati theksoi se “Demokratët, mish për top nuk i përdor dot askush!”.

“Mbi interesat e gjithkujt është ai i shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush!”, tha Basha.