Pas deklaratave të deputetit Flamur Noka lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Në përfundim të mbledhjes së grupit, Basha u shpreh nga selia blu se  interesi i shqiptarëve është parësor dhe PD sipas tij i shërben këtyre interesave dhe se  “demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”.

“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”,– tha Basha.