Derbi i Italisë, Inter-Juventus, e cila përfundoi 1-1, prodhoi shumë polemika pas penalltisë së dyshimtë të dhënë nga sistemi VAR në favor të bardhezinjve, dhe për këtë episod ka folur ish-arbitri i njohur italian, Graciano Çezari i cili ka mbajtur dhe stemën e FIFA-s nga viti 1994 deri në vitin 2002, duke thënë në emisionin sportiv “Pressing” se 11-metërshi për Juventusin ishte i drejtë dhe se arbitri kryesor Mariano gaboi duke bërë me shenja që nuk ishte penallti:

“Pas rrëzimit të Aleks Sandros në zonë, arbitri bën me gjeste se loja duhej të vazhdonte, gjithashtu i thonte lojtarit të Juventusit, ngrihu se nuk ka ndodhur asgjë. Në këtë pikë VAR-i i flet Marianit i cili pas pamjeve të publikuara nga teknologjia akordon 11-metërsh.

Këmba e djathtë e Dumfrisit godet atë të mbrojtësit bardhezi. Nga qëndrimet e arbitrit në fushë duket qartë se Mariani nuk e ka parë mirë rastin e penalltisë, ndaj jemi përballë një gabimi të qartë dhe të dukshëm të kryesorit, kjo ishte arsyeja përse VAR-i e thërriti për ta parë më mirë në pamjet e monitorit të sistemit.

Në fund të ndeshjes një drejtues i Interit shkon menjëherë tek arbitri për t’i kërkuar shpjegime, por ai i përgjigjet se është një penallti neto.Duhet të dallojmë kur ka një fakt objektiv apo edhe subjektiv. Këtu VAR-i ndërhyu sepse ishte një gabim i qartë i arbitrit kum mbi të gjitha ishte brenda zonës. Nëse do të kishte ndodhur jashtë zonës së rreptësisë, atëherë sistemi VAR nuk do të kishte ndërhyrë kurrë.”, tha Graciano Çezari.