Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është tërhequr nga kërcënimi për shpalljen non grata të 10 ambasadorëve perëndimorë.

Erdogan tha “ambasadorët janë tërhequr nga qendrimet e tyre” dhe se “në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm”. Kjo u lexua si një deklaratë që po tërhiqej nga vendimi i tij.

Në fundjavë Erdogan shkaktoi një skandal kur deklaroi, se dhjetë ambasadorë perëndimorë do t’i shpallë persona të padëshiruar – nga protestat kundër deklaratës së tyre të solidaritetit me sipërmarrësin dhe mbështetësin e kulturës Osman Kavala, që mbahet në burg.

Me shpalljen e person non grata zakonisht pason dëbimi i personave nga vendi. Të prekur nga ky qendrim ishin ndër të tjerë ambasadori gjerman Jürgen Schulz dhe kolegët e tij nga Franca, SHBA-ja dhe shtatë vende të tjera. 64-vjeçari Kavala ndodhet në arrest hetimor në Stamboll që nga viti 2017, ndonëse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka udhëzuar më 2019 lirimin  e tij.

Kavala është gjithashtu themeluesi i degës turke të fondacionit Shoqëria e Hapur të filantropit nga SHBA George Soros, i cili është në shënjestër prej shumë populistëve.

Para kësaj deklarate të Erdoganit, ambasadorët e prekur patën postuar në Twitter një deklaratë, sipas së cilës ata i përmbahen Konventës së Vjenës për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të vendit ku kryejnë shërbimin. “Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, thanë ata.

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi të hënën pasdite (25.10) publikoi në Twitter një deklaratë për respektimin e Konventës së Vjenës. “Synimi ynë nuk ishte të shkaktonim një krizë”, u shpreh më tej Erdogan. Ne kishim për qëllim të mbronim të drejtat e sovranitetit të Turqisë.