Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një fëmijë 5-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Mësohet se i mituri ka qenë në gjendje të rëndë që prej momentit të infektimit dhe është dërguar me urgjencë me helikopter në spitalin e Tiranës dhe më pas drejt Turqisë, por nuk mundi të fitonte betejën me virusin e padukshëm.

Deri tani nuk dihet nëse 5-vjeçari vuanet nga ndonjë sëmundje.

Pritet që në vazhdim ministria e Shëndetësisë të japë njoftim zyrtar për rastin tragjik.