Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë e sotme në Tiranë, ku një grua për t`i shpëtuar dhunës së bashkëshortit është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Memo Meto”, në kryeqytet, ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin 33 vjeçar me inicialet E.M.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”,- njofton policia.