Katër persona mes tyre edhe dy fëmijë të moshës 4 dhe 10-vjeç, kanë mbetur të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë në ishullin Kios në Greqi.
Sipas vlerësimeve, dy trupat e tjerë janë gra, të moshës 35 deri në 40 vjeç. Në të njëjtën kohë, një person është ende i zhdukur dhe po vazhdojnë kërkimet me anije dhe ajrore për gjetjen e tij, ndërsa 22 janë shpëtuar (14 burra, 7 gra dhe një fëmijë).
Raportohet se anija është fundosur teksa emigrantët po tentonin të kalonin ngushticën Kios-Çesme dhe të zbrisnin në brigjet e ishullit.
Ministri i Emigracionit në Greqi, Notis Mitarakis ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke u bërë thirrje autoriteteve turke që të marrin masa, në mënyrë që të tilla tragjedi të mos vijojnë të përsëriten.
“Autoritetet turke duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar shfrytëzimin dhe bandat kriminale. Këto lëvizje nuk duhet të ndodhin më kurrë”, ka thënë ai.
Οι Τουρκικές Αρχές πρέπει να κάνουν περισσότερα για να αποτρέπουν την εκμετάλλευση από εγκληματικές συμμορίες. Αυτές οι διελεύσεις δεν πρέπει να επιτραπούν ξανά. pic.twitter.com/VcFTzpubEw
— Νότης Μηταράκης – Notis Mitarachi (@nmitarakis) October 26, 2021





