Tre deputete të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu kanë vizituar sot pacientët e shtruar në në spitalin e Krujës pas helmimit nga uji i pijshëm.

Deputetja Çupi teksa ka përmendur faktin se disa muaj më parë, gjatë fushatës kryeministri Edi Rama ka inaguruar ujësjellësin e Krujës, e kanë quajtur këtë “një tender korruptiv”.

Gjithashtu deputet thanë se situata është kritike dhe mes të helmuarve ka edhe shumë fëmijë dhe se organet e drejtësisë të veprojnë dhe të bëjnë transparencë për ngjarjen.

Një shqetësim i ngritur nga deputetja kolege e Krujës në Parlament që dje nuk u mor seriozisht nga organet, mund të kishte dhe parandalim.

Janë shumë fëmijë të prekur, një djalë 10 vjecar sapo e takuam në derë, me ata që biseduam pretendojnë që mund të jetë nga uji.

Ku janë organet e drejtësisë e prokuroria, cfarë masash ka marrë prokuroria për të siguruar provat? Pse ska ‘sqarim cfarë po hetojnë për këtë cështje?
Se është masive helmimi dhe ka një indicie.

Kryeministri disa muaj më parë ka bërë fushat madje ka provuar edhe ujn duke thënë që është në kushtet për tu përdorur.“, u shpreh Çupi.