Policia ka evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë arrestuar 5 persona dhe ka nisur procedimi penal për 13 të tjerë, gjithashtu janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Evidentohen 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, procedohen penalisht 13 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 25 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në të gjithë vendin.