Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dënuar sot me 37 vite burg Et’hem dhe Dino Muhajn, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre Alket Muhaj.

Ngjarja ndodhi më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj, ndërsa si motiv ishte një konflikt për çështje pronësie.

Babë e bir ishin në masën ‘arrest shtëpie’ pas vendimit të dhënë nga gjykata më 4 qershor të këtij viti, pasi kishin kaluar afatet e qëndrimit në paraburgim.